Site icon Telegrafi

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez është lidhur me një largim na ‘Etihad’ gjatë kësaj vere, me Atletico Madridin dhe Paris Saint-Germainin si dy ekipet më të interesuara për të.

Alvarez ka thënë më herët se do ta konsiderojë të ardhmen e tij pasi të ketë përfunduar angazhimet me Argjentinën në Lojërat Olimpike.

PSG-ja raportohet se e ka rritur interesimin e tyre për të nënshkruar me ish-sulmuesin e River Plates, i cili po konsiderohet si zëvendësim i Mbappes.

Megjithatë, raportimet nga Argjentina bëjnë me dije se Alvarez është pranë transferimit tek Atletico Madridi.

 

‘Los Colchoneros’ janë të etur që ta transferojnë Alvarezin, pasi e shohin atë si një zëvendësues afatgjatë të Antoine Griezmann.

ESPN ka raportuar se Alvarez ka arritur marrëveshje personale me Atleticon dhe e preferon ofertën e tyre në krahasim me atë të PSG-së, për shkak të faktit se do të punonte me Diego Simeonen.

Do të ishte një bonus shtesë pasi Nahuel Molina, Rodrigo De Paul dhe Angel Correa po ashtu luajnë për Atletico Madridin. Deri më tani, problematika më e madhe në këtë transferim është raportuar se është kostoja e marrëveshjes.

Disa burime raportojnë se City kërkon të paktën 70 milionë euro, disa të tjera thonë se po kërkojnë 90 milionë euro.

Në rast se palët duan që transferimi tek Atletico të bëhet realitet, atëherë ‘Qytetarët’ do të duhej të ulnin kërkesat e tyre financiare./Telegrafi/

Exit mobile version