Të shtunën e kaluar, aktorja Julia Iliriani u befasua me lajmin e saj të fundit në “Big Brother VIP Albania” kur u shpall se është eliminuar nga spektakli.
Julia, e cila u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri më vonë se të tjerët, nuk arriti të siguronte vendin e saj për më gjatë në lojë.
Gjatë kohës së saj në shtëpi, Julia pati një prani më pak dominuese në krahasim me banorët e tjerë, duke qëndruar relativisht në hije nga debatet e ndezura dhe dinamikat që zhvilloheshin mes pjesëmarrësve të tjerë.
Ky fakt mund të ketë ndikuar në mungesën e mbështetjes nga ana e publikut, e cila u shfaq me votat për eliminimin e saj, ku të nominuar ishin edhe: Ilnisa, Egla, Liami, Rikja dhe Roza.
Eliminimi i Julias është pritur me reagime të ndryshme nga fansat e spektaklit, disa prej tyre të zhgënjyer që nuk patën mundësi të shohin më shumë nga potenciali i saj dhe nga përvoja e saj si aktore në dinamikën e shtëpisë.
Për të tjerët, mungesa e saj e angazhimit dhe prezencës së fortë në shtëpi ishte një tregues që ndoshta koha e saj në “Big Brother VIP Albania” kishte përfunduar. /Telegrafi/