Site icon Telegrafi

Julia Fox vesh pantallona me prerje të ulët gjatë daljes me Kanye West

Julia Fox po flirton me ‘rrezikun’.

Ylli i filmit “Uncut Gems”, 31 vjeç, doli me të dashurin e ri Kanye West në Los Angeles të mërkurën mbrëma, duke vulosur natën me një puthje të nxehtë.

Megjithatë, edhe më e rëndësishme se puthja e çiftit ishte veshja e Fox – një bluzë e zezë prej lëkure dhe pantallona të ngjashme me një prerje jashtëzakonisht të ulët.

Nuk është diçka e vogël që aktorja arriti të shmangë fansat e ndezur.

Lexo po ashtu Lamtumirë Kim Kardashian! Kanye West shfaqet duke u puthur në publik me të dashurën e re, Julia Fox

Është shumë e mundur që reperi, 44 vjeç, ka pasur gisht në stilimin e të dashurës së tij të re, pasi së fundmi e ka surprizuar atë me “një suitë të tërë hoteli plot me rroba” nga Diesel.

Një përfaqësues i markës tha ekskluzivisht për Page Six Style se ata dërguan 40 pamje të plota nga koleksionet e pranverës 2022 dhe para-vjeshtës 2022 me një vlerë prej 85 mijë deri në 100 mijë dollarë, megjithëse është e paqartë nëse veshja e fundit e Fox-it ishte nga kjo blerje. /Telegrafi/

Exit mobile version