Julia Fox ka hedh poshtë akuzat se ajo po takohet me Kanye West për shkak të parave dhe vëmendjes.
Aktorja, 31 vjeçe, dukej se i referohej të gjitha titujve dhe zhurmës mediatike rreth lidhjes së saj me yllin e Donda gjatë episodit të së premtes në podkastin e saj të “Forbidden Fruits.
“Është qesharake sepse po e marr gjithë këtë vëmendje, por vërtet nuk më interesonte”, tha ylli i “The Uncut Gems” për romancën e saj me reperin.
“Njerëzit janë si “Oh, ju po e bëni këtë vetëm për famë, ju jeni me të për pushtetin, për paratë”. Zemër, unë jam takuar me miliarderë gjatë gjithë jetës sime, le të bëhemi real”, tha ajo.
“Shikoni filmin tim, lexoni librin tim. Kjo është më emocionuese për mua tani sesa sytë mbi mua. Mua nuk më intereson kjo”, tha aktorja tutje.
Ndërsa marrëdhënia e tyre duket se tashmë po bëhet serioze, aktorja dhe modelja italo-amerikane thotë se është e fokusuar në krijimin e artit.
Fox vazhdoi të ndante disa nga detajet pas një darke të kohëve të fundit ku ajo dhe disa të famshëm të profilit të lartë morën pjesë, duke përfshirë Madonna.
“Po ndodhte shumë. Madonna ishte aty. Unë në fakt duhej të isha në darkë vetëm për Madonnan”, tha ajo, duke shtuar se “të gjithë këta të famshëm e prishën festën”.
Ajo postoi disa imazhe nga mbrëmja e mbushur me yje në Instagram, ku përfshihej video e saj duke u përqafuar me West, shkruan DailyMail.
Kur u bë publike për romancën e saj me West në revistën intervistë, Fox zbuloi se ata kishin një ‘lidhje të menjëhershme’ kur u takuan për herë të parë në Miami në natën e Vitit të Ri.
Ndërkohë, gjatë javës së kaluar, Kanye ka filluar një diskutim të ri të dramës publike me ish-gruan e tij, Kim Kardashian, me të cilën ai ka katër fëmijë.
Ai dha një intervistë për “Hollywood Unlocked” duke akuzuar sigurimin e saj duke thënë se e ndaluan të hynte në shtëpinë e saj që t’i shoh fëmijët.
Por, një burim i afërt me situatën për DailyMail.com tha se ‘siguria nuk e ndaloi atë të shihte fëmijët, t’i merrte ose t’i linte.’
“Ai thjesht nuk mund të ecë më brenda shtëpisë së saj pa lejen e saj. Ajo ka të drejtën e privatësisë dhe po përpiqet të vendosë kufij të shëndetshëm”, tha ky burim.
Kufijtë e Kim, sipas burimit, u bënë të domosdoshëm sepse ka pasur disa incidente ku familja, miqtë dhe stafi i saj janë mërzitur nga vizitat e tij të fundit të paparalajmëruara.
Në anën tjetër, Kim po shijon po ashtu një romancë të re me aktorin e humorit, Pete Davidson. /Telegrafi/