Julia Fox e pranon se ndihej si ‘kukulla e vogël’ e Kanye West gjatë romancës së tyre dhe pretendon se ishte ‘armatosur’ kundër ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.
Modelja 33-vjeçare filloi lidhjen me reperin 46 vjeçar në dhjetor të vitit 2021, vetëm disa muaj pas divorcit të Kanye nga ylli i “The Kardashians”.
Ndërsa Julia dhe Kanye u ndanë vetëm dy muaj më vonë, ajo tani e ka pranuar se ajo fillimisht besonte se romanca e tyre “mund të ishte diçka e vërtetë”.
Julia tha gjithashtu se ajo “me të vërtetë e kuptonte atë deri në një nivel”. Megjithatë, nëna e një fëmije pranoi se dinamika e marrëdhënies ndryshoi shpejt.
“Mendova se në fund do të ndihmoja një situatë të pasigurt, por mësova shumë shpejt se po armatosesha. Thjesht u ndjeva si kukulla e tij e vogël”, tha ajo në një intervistë të re me Los Angeles Times.
Julia do të tregojë për kohën e kaluar me Kanye në librin e saj të ri “Down the Drain”, i cili do të publikohet këtë muaj.
Në libër, aktorja e “Uncut Gems” pretendon se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me ish-partnerin e saj gjatë romancës së tyre të shkurtër.
Sipas një vrojtimi të parë nga New York Times, Julia prek lidhjen e saj të shkurtër me Kanye, i cili njihet si Ye, me atë që ia hoqi kapakun se si ishte marrëdhënia e tyre seksuale dhe intime. /Telegrafi/