Site icon Telegrafi

Julia Awada, Zonja e Parë që po i lë në hije me sharmin e saj Brigitte Macron e Melania Trump (Foto)

Samiti i G20 që u mbajt javën e shkuar në Hamburg, mblodhi në tryezën e rrumbullakët figurat më të rëndësishme të politikës mbarë botërore.

Por, përtej temave si ekonomia globale, lufta kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike dhe krijimi i një tregu të përbashkët financiar, ky takim u kategorizua edhe nga parada e fisshme e Zonjave të Para.

Nëse deri më tani tabloidët e ndryshëm kishin në qendër të vëmendjes dy zonjat e para të SHBA-së dhe Francës, Melania Trump dhe Brigitte Macron, lufta e stilit është bërë akoma më e fortë pas shkëlqimit të Zonjës së Parë të Argjentinës, Juliana Awada.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi (Foto/Video)

43-vjeçarja Awada, një sipërmarrëse e njohur me origjine libanezo-siriane, është aktualisht gruaja e tretë e presidentit argjentinas Mauricio Macri, me të cilin ka edhe një vajzë.

Zonja e Parë e Argjentinës është zgjedhur si First Lady më elegante për vitin 2017, duke e paralelizuar me ikonën Jacqueline Kennedy. /Arbresh.info/Telegrafi/

Exit mobile version