Aktori Julian Deda u shpall finalisti i dytë në Big Brother VIP Albania 3.
Ai u shpreh i lumtur për këtë arritje dhe për atë se ka fituar zemrat e publikut.
I njëjti ka bërë një reagim të ashpër në rrjete sociale pasi ka marrë shumë mesazhe për humbjen në BBVA, rrjedhimisht çmimin e madh, nga fansat e Egla Cenos dhe Romeo Veshajt.
Postimi i plotë i Julit (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje të gjithë fansave me profile fallso te E dhe R, që më shkruani në inbox, duke dashur të më intimidoni me fjalinë e famshme ‘te erdhi inat që nuk more 100 mijë euro’.
Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë, se më i rëndësishëm për mua ishte prezantimi para publikut në modulin Bio. Kam thënë gjithashtu që më intereson më shumë fitorja se sa lekët në vetvete.
Gjithkujt i duhen 100 mijë euro, por jo gjithkush e kupton sa e rëndësishme është dashamirësia e njerëzve, që vërtetë nuk të mbush xhepat, por shpirtin, zemrën dhe mendjen ti mbushin plot.
Por, për merakun tuaj, sapo ti bëj 100 euro, do të ju lajmëroj, që të flini rehat ju bashkë me E dhe R”. /Telegrafi/