Site icon Telegrafi

Juli flet pas Big Brother: Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve

Foto: Screenshot/YouTube

Julian Deda ka qenë së fundmi i ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka treguar detaje për lojën e tij brenda.

Edhe pse ishte një lojtar i fortë, ai nuk mundi të marrë dot trofeun, në një përballje finale me Egla Cenon.

Teksa u pyet se si ndihet për faktin që doli i dyti në garë, ai thotë që është i mërzitur, por jo i zhgënjyer.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kur shkon në atë pikë je gjysmë hap larg fitores. Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Do doja ta fitoja, por kam dalë në rrugë, kam përshëndetur njerëz, më kanë folur. Nuk më ka munguar ky raport me publikun, por më kanë njohur në gjithë ngjyrat e mija, edhe kur nuk bëj humor. Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve”, u shpreh Juli.

Artisti komentoi edhe videon e djalit të tij, i cili gjatë surprizës në shtëpinë e BBV, i dha një porosi.

Lexo po ashtu Juli me falënderim për publikun pas daljes nga Big Brother: E di që me votat e juaja kam fituar, avash do të sqarohen të gjitha

“Fjalia që më tha nuk më vuri në mendime, nuk kam dashur asnjë sinjal nga jashtë. Më kanë ardhur katër helikopterë nga jashtë, nuk i doja. Kisha idenë se do më ngatërronin, më shumë se më ndihmonin. Ajo që më tha çuni ishte sinjal nga jashtë, nuk e kam konsideruar këtë lojë që duhet të flasësh pa pushim, të bësh zhurmuesin. Romeo e bënte shumë shpesh këtë që nuk të linte të flisje, edhe unë e kam bërë”. /Telegrafi/

Exit mobile version