Site icon Telegrafi

Jules Kounde arrin në Barcelonë

Jules Kounde ka arritur në Barcelonë për të mbyllur kalimin e tij nga Sevilla.

Mbrojtësi francez po i jep fund sagës rreth të ardhmes së tij, pasi ishte një garë e ashpër.

Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për shumën fikse të transferimit për lojtarit, rreth 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Një mesazh nga Xavi dhe e gjithë situata ndryshon – Kounde pajtohet me kushtet e Barcelonës

Pesë milionë të tjera do të jenë bonus që do të paguhen varësisht nga paraqitja e lojtarit në “Camp Nou”.

Kounde do të nënshkruajë fillimisht kontratë deri në vitin 2026 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Me t’i kompletuar testet mjekësore, mbrojtësi francez do të niset për në Amerikë, atje ku Barcelona po përgatitet për edicionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version