Telegrafi

Jugosllavia në sytë e të huajve: Shih se si jetonin njerëzit në vitet e 70-ta (Video)

Kanali në YouTube “MyCentury” merret me mbledhjen e imazheve nga e kaluara e vendeve socialiste, duke përfshirë edhe ish-Jugosllavinë, si dhe jetën që bëhej në këto vende.

Bëhet fjalë për një video amatore nga një familje e panjohur britanike që ndodhej në Jugosllavi në vitin 1960, përcjell Telegrafi.

“Jugosllavia komuniste ishte një destinacion i rëndësishëm turistik për turistë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika. Kjo është një video amatore që është bërë nga një familje britanike nga veriu i Anglisë gjatë një vizite në bregdetin e Adriatikut në vitin 1960”, thuhet në përshkrimin e regjistrimit.

Autorët gjithashtu kujtojnë se Jugosllavia gjatë Luftës së Ftohtë ishte i vetmi vend socialist në të cilin fluturonte “Pan Amerika”, ish kompania më e madhe ajrore në botë. /Telegrafi/

Ja çfarë është ajo që kanë menduar të huajt se duhet regjistruar në atë kohë.

https://www.youtube.com/watch?v=5B6eBAuhvEY