Sindikata e të punësuarve në kombinatin metalurgjik ”Jugohrom” sot do të organizojë një protestë kundër, siç thonë, ndalimit të paarsyeshëm të punës në kombinat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protesta paqësore do të mbahet në Shkup, ku të punësuarit do të bllokojnë për një orë, udhëkryqëin para pallatit gjyqësor, në ora 12.
Protestuesit më pastaj do të drejtohen kah Inspektoriati i Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ku do të dorëzojnë një letër kundër vendimit për shkyçjen e furrave të kombinatit.
‘Jugohrom’ zyrtarisht ndëpreu punën e saj para tre javësh. /Telegrafi/