Pa u shuar mirë jehona e fluksit të turistë gjatë sezonit veror, juglindja e Shqipërisë ka nisur rezervimet dhe pret fluks vizitorësh që për festat e nëntorit dhe duke vijuar më pas për festat e fundvitit.
Por në ndryshim nga vizitorët e sezonit veror, kësaj radhe thuajse të gjithë rezervimet janë bërë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Mbi 80 për qind të rezervuar janë edhe hotelet dhe bujtinat në fshatrat turistikë si Voskopoja, Dardha apo Boboshtica dhe këtu rezervimet janë bërë nga vizitorët vendas, raporton A2 CNN.
Interesi më i madh është për qytetin e Korçës dhe për fshatrat turistikë, por rezervimet për festa e nëntorit dhe ato të fundvitit janë të larta edhe në Kolonjë dhe Pogradec. /Telegrafi/