Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vlerësuar lartë performancën e Xherdan Shaqirit kundër Crvena Zvezdës.
Reprezentuesi zviceran ishte e mrekullueshëm në fitoren e The Reds kundër ekipit serb me rezultat të thellë 4-0.
Gjermani gjithashtu pohoi se nuk kishin ndonjë plan konkret rreth ndeshjes pasi që nuk e njihte edhe aq mirë kundërshtarin.
“Plani ishte që të luanim haptas, nuk dinim se si do të mbroheshin. Ne dëshironim të ishim aktiv, por ndikoi fillimi indiferent. Ishte një ndeshje vërtet e mirë dhe unë u kënaqa shumë”.
“Fabinho ishte i mirë që nga fillimi – Shaqiri ishte i përfshirë në çdo gjë. Ai është një futbollist shumë i mirë dhe kjo na ka ndihmuar”.
“Ishte mirë ta shihja në fushë Adam Lallanan, gjithashtu edhe Daniel Sturridge luajti mirë. Ishte një lojë e mirë futbolli dhe një fitore e merituar”.
“[Rivalët e grupit] Napoli dhe PSG luajtën baras 2-2, por unë mund të imagjinoj se ishte një ndeshje me shumë aksione. Ky grup është i vështirë për të gjithë ne”, tha trajneri.
Pas kësaj, Liverpool është lider i grupit me gjashtë pikë, një më shumë se Napoli i vendit dytë dhe dy më shumë se PSG-ja e vendit të tretë. /Telegrafi/