Telegrafi

Jude dhe Jobe Bellingham një ditë për mos ta harruar kurrë, dy vëllezërit shënojnë nga dy gola dhe i dhurojnë fitore skuadrave të tyre

Ka qenë një fundjavë e lumtur për familjen Bellingham, pasi dy futbollistët që e kanë lartësuar këtë mbiemër kanë shkëlqyer.

Fjala është për yllin e Real Madrid, Jude Bellingham dhe vëllanë e tij të vogël Jobe Bellingham i cili gjithashtu është një futbollist profesionist.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në futbollin profesionist që dy vëllezërit Bellingham në të njëjtën ditë të shënonin nga dy gola për skuadrat e tyre.

Lexo po ashtu Bellingham pas shkëlqimit në dy ndeshjet e para me Realin: Jam 10 herë më i mirë se te Dortmund

17-vjeçari Jobe Bellingham ka qenë hero i skuadrës së tij Sunderland në fitoren 2-1 ndaj Rotherham.

Jobe arriti të realizonte të dy golat për skuadrën vendase duke i dhënë fitoren e parë në kampionat skuadrës bardhekuq.

E disa orë më vonë atë që e bëri Jobe e përsëriti edhe Jude Bellingham në sfidën që Real Madridi e fitoi 1-3 në udhëtim te Almeria.

20-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren e Realit me dy gola njësoj si vëllai i tij, por edhe me një asistim.

Një fundjavë e lumtur për familjen Bellingham pasi dy vëllezërit përpos që shënuan gola edhe u shpallën më të mirët në ndeshje. /Telegrafi/