Ka qenë një fundjavë e lumtur për familjen Bellingham, pasi dy futbollistët që e kanë lartësuar këtë mbiemër kanë shkëlqyer.
Fjala është për yllin e Real Madrid, Jude Bellingham dhe vëllanë e tij të vogël Jobe Bellingham i cili gjithashtu është një futbollist profesionist.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në futbollin profesionist që dy vëllezërit Bellingham në të njëjtën ditë të shënonin nga dy gola për skuadrat e tyre.
17-vjeçari Jobe Bellingham ka qenë hero i skuadrës së tij Sunderland në fitoren 2-1 ndaj Rotherham.
Jobe arriti të realizonte të dy golat për skuadrën vendase duke i dhënë fitoren e parë në kampionat skuadrës bardhekuq.
E disa orë më vonë atë që e bëri Jobe e përsëriti edhe Jude Bellingham në sfidën që Real Madridi e fitoi 1-3 në udhëtim te Almeria.
Jobe and Jude Bellingham both scored braces today.
What a day for the Bellingham brothers 🤝❤️ pic.twitter.com/z52hYAiUII
— ESPN FC (@ESPNFC) August 19, 2023
20-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren e Realit me dy gola njësoj si vëllai i tij, por edhe me një asistim.
Një fundjavë e lumtur për familjen Bellingham pasi dy vëllezërit përpos që shënuan gola edhe u shpallën më të mirët në ndeshje. /Telegrafi/