Jude Bellingham ka zbuluar arsyen emocionale që qëndron pas numrit të fanellës së tij te Real Madrid.
Ylli anglez mban numrin pesë në shpinë për gjigantët spanjollë, një numër i atribuuar edhe për legjendën, Zinedine Zidane.
Dhe megjithëse Bellingham ka shpjeguar më parë dashurinë dhe admirimin e tij për Zidane, arsyeja e zgjedhjes së numrit të fanellës së fituesit të Kupës së Botës është më e thellë sesa thjesht një idhull fëmijërie.
Në fakt për Bellinghamin numri ka lidhje familjare. Superylli zbuloi se babai i tij është frymëzimi për numrin pesë në fanellën e tij të Los Blancos, me një lidhje të fortë gjithashtu me Zidane.
Duke folur për Movistar, ai shpjegoi: “Babai im mbante gjithmonë një fanellë të Real Madridit nëpër shtëpi me ‘Zidane’ në shpinë”.
“Gjë që është për të qeshur sepse, në një farë mënyre, ma dha kur erdha këtu në verë. Ai e vishte gjithmonë dhe unë gjithmonë e pyesja: ‘Kush është ky djalë që ke në fanellë?”.
“Ai gjithmonë përgjigjej: ‘Kur të rritesh, do ta shohim në YouTube. Dhe tani që kam veshur numrin pesë, ka përfunduar të jetë një histori mjaft domethënëse”, ka zbuluar më tej anglezi.
Bellingham ka pasur gjithmonë një kuptim më të thellë pas numrave të fanellave të tij me 20-vjeçarin që kishte veshur më parë numrin 22 si në Birmingham City ashtu edhe në Borussia Dortmund. /Telegrafi/