Site icon Telegrafi

Jude Bellingham është sërish heroi i Real Madridit – mposhtin me vështirësi Celta Vigon

Real Madridi ka fituar me shuam mund në udhëtim te Celta Vigo në kuadër të javës së tretë në La Liga, me rezultat 1-0.

Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit menduan se kishin kaluar në epërsi me golin e Larsen, por që VAR-i e anuloi atë për ndërhyrje të palejueshme në portierin Kepa Arrizabalaga.

Në minutën e 18-të, Real Madridi mori lajmin e hidhur, pasi Vinicius Junior pësoi lëndim, dhe u detyrua ta lëshonte fushën, ndërsa në vend të tij u fut Joselu.

45 minutat e dytë ishin edhe më dramatik, pasi pati një penallti të humbur, ndërsa u shënua goli i fitores nga madrilenët.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Rodrygo fitoi penallti, por dështoi ta mposhte portieri e Cletas, që bëri pritje bravuroze.

Heroi i Real Madridit edhe në këtë ndeshje ishte Jude Bellingham, që realizoi në minuan e 81-të, ndërsa Joselu ishte asistuesi.

Pas javës së tretë, Los Blancos vazhdojnë të jenë lider me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e katërt do të kenë punë me Getafen. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version