Site icon Telegrafi

Jude Bellingham bën kapërcimin drejt botës së modës – pozon për markën e Kim Kardashian

Kim Kardashian është një nga personazhet më të njohur në skenën ndërkombëtare.

Influencuesja ka më shumë se 360 ​​milionë ndjekës në Instagram, me të cilët ndan gjëra nga jeta e përditshmëria.

Modelja ka zgjeruar popullaritetin e saj falë pjesëmarrjes në programe të ndryshme televizive.

Mirëpo, Kardashian ka mundur të bëjë lëvizje edhe në fushën e biznesit, duke prezantuar markën e saj ekskluzive të të brendshmeve, ‘Skims’.

Tani, marka e saj ‘Skims’ është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave falë nënshkrimit të lojtarit të Real Madridit, Jude Bellingham.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jude Bellingham

Këtë e ka konfirmuar vetë Kim Kardashian në rrjetet e saj sociale, ku ka shpërndarë disa imazhe të lojtarit të veshur me të brendshme të markës së saj.

Në këtë mënyrë, Bellingham i bashkohet listës së të famshmëve që kanë bashkëpunuar me ‘Skims’.

Në imazhet e shpërndara nga Kardashian, futbollisti i Real Madridit shihet i veshur me të brendshme të ndryshme të markës, duke ndërruar poza mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version