Juanfran është duke menduar që të largohet nga Atletico Madridi – bën të ditur gazeta spanjolle, Marca.
Mbrojtësi veteran është duke menduar të ndjekë hapat e Diego Godinit dhe të largohet nga Wanda Metropolitano në afatin kalimtar veror.
Kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ka vendosur të mos e vazhdojë atë. Klubi spanjoll i ka ofruar kontratë njëvjeçare, të cilën ai nuk e ka nënshkruar.
Në rast të largimit, Juanfran do të ndjekë hapat e Lucas Hernandez, i cili ka nënshkruar për Bayern Munichun, si edhe të Godinit që pritet të transferohet te Interi.
Edhe Filipe Luis mbetet pa kontratë, ashtu që mund të ndjekë hapat e kolegëve të tjerë duke e vazhduar karrierën diku tjetër. /Telegrafi/