Mesfushori spanjoll, Juan Mata ka shpjeguar largimin nga klubi londinez, Chelsea për transferimin e tij te rivalët e Manchester Unitedit.
Mata nuk ishte i gatshëm të largohej nga klubi, pasi u emërua “Lojtari i Vitit” në dy sezonet e tij të para në Londrën perëndimore, por më vonë vendosi të pranojë një transferim në United.
Transferimin befasues nga Blutë tek Djajtë e Kuq e ka shpjeguar ylli spanjoll gjatë një emisioni në faqen e klubit nga Old Trafford.
“Kur Manchester United më thirri dhe tha: “Ne do të shkojmë për ju dhe të bëjmë një ofertë për Chelsea, ne duam që ju të vini”, fola me ta. Unë me të vërtetë doja të shkoj dhe me të vërtetë doja të ndjeja se çfarë është të jesh një lojtar i Manchester United”, ka thënë fillimisht Mata.
“Unë kisha vuajtur duke luajtur kundër Unitedin me Chelsean dhe ata janë padyshim një nga klubet më të mëdha në botë”.
“Në atë moment, ata po mundoheshin me sezonin e parë të David Moyes dhe nuk po bënin mirë në kampionat. Nuk kishte rëndësi. Doja të vija të jem lojtar i këtij klubi”.
“Fola me Chelsean dhe i thashë: “Dëgjoni, ka një ofertë. Është gjithashtu e vlefshme financiarisht dhe mund të nënshkruani me një lojtar tjetër, sepse po ju them që të keni kohë të nënshkruani me një lojtar tjetër”.
“Unë nuk jam duke luajtur shumë dhe duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi. Është e përsosur për të gjithë. Kështu ndodhi”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/