Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka mbrojtur transferimin e Kevin – Prince Boateng duke thënë se mediat kanë qenë kritike për të gjitha transferimet.
Boateng kompletoi kalimin e tij nga Sassuolo të hënën me Barcelonë që po ashtu ka të drejtën e blerjes së tij për 8 milionë euro.
Transferimi i Boateng nxiti reagime në botën e futbollit, me shumë njerëz që u befasuan nga katalanasit të cilët vendosën të transferojnë mesfushorin ofensiv i cili ka luajtur së fundmi në Sassuolo, Frankfurt dhe Las Palmas.
“Që prej se jam këtu, të gjitha transferimet ishin kontraverse, apo jo..?”.
“Keni folur shumë për Arturo Vidal, Paulinhon e me Arthurin po ashtu, më pas ky i fundit na dha super paraqitje. Gjërat gjithmonë përfundojnë mirë për ne”.
“Largimi i Munir El Haddadit është punë e klubit. Boateng e di rolin e tij, ai ka luajtur në të gjitha pozitat, tash luan si sulmues ekstrem dhe ai e njeh La Ligan, e di rolin e tij”.
https://twitter.com/jmbartomeu/status/1087725701518843905
“Ai ishte i lirë kur Munir u largua dhe klubi mendoi se ai ishte opsioni më i mirë. Shpresoj që do të na ndihmojë shumë”, deklaroi Valverde.
Baoteng është akuzuar për probleme me karakter, por Valverde këmbënguli se ish reprezentuesi i Ganës është i mirëpritur në Camp Nou e do të ndihmohet që të arrijë synimet personale dhe kolektive. /Telegrafi/