Trembjet e befasishme derisa biem në gjumë të thellë janë gjendje hipnotike, pra spazmë e paqëllimshme e muskujve
Shkencëtarët kanë një shpjegim përse ndodh kjo, transmeton Telegrafi.
Trembjet e papritura gjatë rënies në gjumë të thellë janë gjendje hipnotike, pra spazma të paqëllimshme të muskujve.
Emrin e kanë marrë sipas gjendjes hipnagogjike, pra periudhës kalimtare mes zgjimit dhe gjumit.
Ngërçet e muskujve mund të ndodhin spontanisht ose të shkaktohen nga ndikime të jashtme siç janë zëri ose drita.
Shkencëtarët thonë se stresi, sasia e madhe e kafeinës, lodhja dhe mungesa e gjumit mund të rrisin shpeshtësinë dhe shanset e konvulsioneve hipnagogjike, por ky fenomen i zakonshëm ende nuk është hulumtuar sa duhet.
Nuk është e sigurt pse ndodh ky hov. Një teori thotë se është një kalim i natyrshëm trupor nga gjendja e zgjuar në gjumë të thellë dhe se ndodh kur nervat dobësohen gjatë procesit, shkruan Live Science.
Në çdo rast, shkencëtarët pajtohen se ky fenomen është i padëmshëm. /Telegrafi/