Dollapët u janë të stërmbushura me gardërobë, mirëpo ato nuk heqin lehtë dorë nga rrobat e preferuara të verës. Me mençuri i kanë kombinuar në veshje të re vjeshte
Dhe ajo që të gjithave u është e përbashkët është që theksin e kanë vënë në klasiken e njohur dhe të verifikuar mirë.
Nëse nuk keni inspirim për këto ditë vjeshte, shikoni pesë dama të famshme, transmeton Telegrafi.
Olivia Culpo
Fanella e preferuar me printe dhe pantallona të cilat u rrinë bukur, edhe pse i keni bartur gjatë gjithë verës janë bazë e shkëlqyeshme për veshjet e shumta të vjeshtës. Olivia u ka shtuar mantelin me dezen klasik. Të njëjtin efekt do ta arrini edhe me xhaketë.
Miranda Kerr
Fustani i hareshëm veror në stilin e damave është mjaft mbresëlënës dhe femëror, andaj për vjeshtë paksa pajtojeni me xhaketën teksas, e cila është treguar si pjesë e pashmangshme në gardërobën femërore.
Doutzen Kroes
Fustani i zi dhe këmisha e bardhë, shembull shkollor i modeleve klasike, kanë qenë imperativ edhe për Doutzen. Çizmet e gjata ngjyrë të zezë me lara të rrudhura ishin të përcaktuara që të fusin frymën vjeshtore në këtë kombinim të lehtë.
Charlotte Groeneveld
Për Sharlot, atuja e modës për ditët e para të vjeshtës është ngjyra e gjelbër ulliri. Disa nuanca të preferuara ngjyrë sbb i ka përshtatur me çantën ngjyrë natyrale të lëkurës. Super e thjeshtë dhe jashtëzakonisht efektive.
Karlie Kloss
Teksas nga koka deri te thembrat. Super-ide. Këmishën të cilën e keni veshur gjatë verës mbi fanellë me bretela mbërtheni deri në fyt, vishni me xhinse të cilat ju rrinë perfekt, por në vend të sandaleve mbathni këpucë apo çizme ë shkurtra. Për stilin e këtillë xhinset duhet të jenë tamam. /Telegrafi/