Ajo është nga këngëtaret që jep energji pozitive në secilën paraqitje të saj.
Fjala është për Xhensila Myrtezaj, e cila përherë josh ndjekësit në rrjete sociale.
Bukuroshja brune të njëjtën e ka bërë në një postim në Instagram, ku shfaqet me një veshje elegante.
Makijazhi profesional kishte zënë vend në fytyrën e artistes, kurse veshja plot stil e kishte kompletuar dukjen e saj.
“Ju merrni atë që jepni”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Fansat e saj të cilët e përkrahin tej mase, patën rastin që të përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej në komente.
Kujtojmë se “Panorama” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/