Programi Today i BBC Radio 4 u ndërpre mëngjesin e sotëm pasi një alarm urdhëroi njerëzit të largoheshin nga ndërtesa.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, emisioni i mëngjesit i së hënës u ndërpre nga një alarm i cili dëgjohej duke thënë: “Ju lutemi dilni menjëherë nga ndërtesa nga dalja më e afërt”.
Një nga prezantuesit u tha dëgjuesve të shqetësuar: “Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu”, pasi studioja u evakuua.
Well that was interesting. Emergency over. If there was one …we’re now back in the studio @BBCr4today pic.twitter.com/BLhZJwXMFp
— Nick Robinson (@bbcnickrobinson) November 29, 2021
Programi popullor i mëngjesit u shfaq rreth 20 minuta më vonë, ndërsa Nick Robinson u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur dhe pretendoi se ishte një alarm i rremë.
“Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një emergjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, citohet të ketë thënë ai.
As you were. We’re back on air. Normal service has been resumed. Thanks for thoughtful messages x pic.twitter.com/LWmNylj7fU
— Nick Robinson (@bbcnickrobinson) November 29, 2021
Nick më vonë ndau një foto të tij dhe të bashkë-prezantueses Martha Kearney ndërsa ata prisnin me durim jashtë studios në motin e ftohtë pas evakuimit.
“Emergjenca ka përfunduar. Nëse do të kishte një të tillë… tani jemi kthyer në studio”, u tha ai ndjekësve të tij të lehtësuar. /Telegrafi/