Telegrafi

“Ju kurrë nuk mund ta ndalni pasionin tonë!”, Tifozat Kuq e Zi publikojnë një video nga atmosfera e zjarrtë në Spanjë

Tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë krijuar atmosferë të shkëlqyeshme në ndeshjen ndaj Spanjës të shtunën mbrëma.

Shqipëria luajti mbrëmë në RCDE Stadium në Barcelona ndaj Spanjës dhe u mposht me rezultat të ngushtë 2-1.

Spanja gjeti golin e parë me anë të Ferran Torres (75’), Shqipëria barazoi me Myrto Uzunin (85’), ndërsa La Roya fitoi me golin e Dani Olmo (90’).

Lexo po ashtu Goli i Muyrto Uzunit nuk mjafton për barazim, Dani Olmo i jep Spanjës fitoren me një super gol

Megjithatë, përveç paraqitjes pozitive të ekipit, paraqitje të mira patën edhe tifozët në tribuna.

Në këtë ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër, “Tifozat Kuq e Zi” ishin në tribuna në përkrahje të ekipit kombëtar.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë publikuar në rrjetet sociale një video ku tregojnë atmosferën e krijuar.

Aty shihen një atmosferë e zjarrtë, teksa kanë ndezur fishekzjarrë dhe këndonin vazhdimisht këngë dashuria për atdheun dhe ekipin kombëtar kuqezi. /Telegrafi/