Telegrafi

A ju kujtohet Obafemi Martins? Filloi një biznes në vendlindjen e tij dhe shkaktoi polemika të mëdha

Sulmuesi nigerian, Obafemi Martins, të cilin e kujtoni për ndeshjet e tij me fanellën e Interit dhe Newcastle United, nisi një biznes në vendlindjen e tij, por bëri polemika shkaku i emrit të lokalit që hapi.

Martins hapi një klub nate në Lagos, kryeqytetin e Nigerisë dhe nuk do të ishte e çuditshme nëse objekti nuk do të quhej “Cosa Nostra”, siç ka konfirmuar vetë ish-sulmuesi në profilin e tij në Instagram.

Edhe pse ndoshta bëhet fjalë për një referencë të padëshiruar, emri i objektit tërhoqi shumë vëmendje dhe shkaktoi reagime të shumta, duke qenë se quhet njësoj si mafia siciliane më famëkeqe.

 

Përveç Interit dhe Newcastle, Martins ka luajtur edhe për klube si Reggiana, Birmingham City, Rubin Kazan, Seattle Sounders, Levante, Wolfsburg, Shanghai Shenhua dhe Wuhan.

Meqë ra fjala, ai është i martuar me Abigail Barwuah, motrën e Mario Balotellit, me të cilën ka një djalë, Kendrick. /Telegrafi/