Në vitin 2008, gazetari Muntazer al-Zaidi hodhi një këpucë mbi presidentin e atëhershëm të SHBA, George Bush Jr në një konferencë shtypi në Bagdad. Ai thotë se nuk i vjen keq për atë akt që e pa e gjithë bota.
Duke vepruar kështu, ai tregoi zemërimin e tij ndaj korrupsionit dhe kaosit që pasoi ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Irak, e cila filloi në vitin 2003. Ai është ende i zemëruar dy dekada më vonë, transmeton Telegrafi.
“Udhëheqin të njëjtit njerëz që erdhën 20 vjet më parë, pavarësisht dështimeve dhe korrupsionit. SHBA e di shumë mirë se ata kanë sjellë pseudo politikanë”, tha al-Zaidi në një deklaratë për agjencinë Reuters.
Bush Jr., i cili po qëndronte pranë kryeministrit të atëhershëm irakian, Nouri al-Maliki në konferencën për shtyp, u përkul për të shmangur goditjen me një këpucë.
Të hedhësh një këpucë në drejtim të një burri në botën arabe është një fyerje e thellë.
“Kjo është puthja e lamtumirës së popullit irakian”, bërtiti al-Zaidi ndërsa truprojat e tij e nxorën nga salla e konferencave. /Telegrafi/