Nuk është hera e parë që gazetari Hermes Nika, i njohur edhe si ‘Zogu i Tiranës’, komentohet për prirjet e tij seksuale.
Para disa vitesh ishte spekuluar se ai është homoseksual, madje Panorama kishte publikuar një koment të tij se është i dashuruar me një mashkull.
Megjithatë, vetë ai i mohoi këto zëra, kur u shfaq me të fejuarën në ekran, transmeton Mapo.
Por një faqe, e quajtur ‘Demaskime shqiptare’, pretendon se ka përgjuar një bisedë, ku Hermes Nika pranon se është biseksual.
Biseda është kryer në anglisht, ndërkohë që nuk dihet autenciteti i këtij pretendimi, pavarësisht se është publikuar nga shumë portale dhe nga Bluetooth.