Site icon Telegrafi

A ju kujtohet Angelo Peruzzi? Ai fitoi gjithçka që mund të fitohej dhe sot jeton në pyll pa interes për futbollin

Portieri i njohur italian, 54-vjeçari Angelo Peruzzi pas shumë kohësh është shfaqur në publik dhe ka treguar se jeton në pyll dhe se sot nuk e ndjek fare futbollin modern.

Kampioni i Evropës me Juventusin në vitin 1996 dhe kampioni i botës me Italinë 10 vite më vonë në një intervistë për gazetën italiane Il Messaggero ka folur për jetën e tij pas përfundimit të karrierës, por ka kujtuar edhe disa nga momentet më të diskutueshme.

“Tani jetoj në pyll, futbolli modern nuk është për mua. Jam në pension, më pëlqen natyra dhe gjërat e thjeshta. Një nga gjërat më të bukura që bëj është të zgjohem në mëngjes dhe të eci nëpër pyll”, ka thënë fillimisht Peruzzi.

 

Ai e mbylli karrierën e tij në vitin 2007 në Lazio dhe shumë kujtojnë se në fillim të karrierës u pezullua për një vit për shkak të dopingut.

“Isha naiv dhe jo shumë i zgjuar. Bëra një gabim të rëndë që pati pasoja të mëdha në karrierën time”, theksoi ai.

Lexo po ashtu Nga Guardiola te Davids dhe Stam – 10 suspendimet e mëdha të Serie A për doping

Peruzzi tregoi gjithashtu se u bë portier sepse ishte i vetmi në klasën e tij që mund të prekte traversën.

“Ishte një mësuese nga shkolla fillore. Ishin dy skuadra dhe askush nuk donte të shkonte në portë. Në atë moshë, të gjithë duan të jenë sulmues, kështu që ajo doli me një eksperiment: kushdo që mund të prekë traversën do të jetë portier. Dhe unë, duke qenë se isha më i gjati, arrita të shënoja, e vërteta është se më pëlqeu shumë”, përfundoi ish-portieri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version