Site icon Telegrafi

“Ju harroni se kush ishit më parë”, Ed Sheeran thotë se me bashkëshorten dalin vetëm një herë në javë pasi u bënë prindër

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit 2020.

Ylli i njohur ka treguar se ai dhe gruaja e tij dalin vetëm një herë në javë për shkak që gjatë gjithë kohës përkujdesen për vajzën e tyre, Lyra Antartica, 11 muajshe.

Këngëtari 30 vjeçar, tha se si prind, ndonjëherë “harron se kush ishit më parë”.

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij (Foto: DailyMail)

Duke folur për The Rebecca Judd Show në Apple Music 1, Ed tha: “Unë dhe gruaja ime kemi vetëm një takim në javë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ed Sheeran

“Si prindër ju flisni gjithnjë se si është të qenurit prindër gjë që harron se kush ishit më parë”, shtoi ai.

Ed Sheeran dhe gruaja e tij (Foto: ITV)

Ed dhe Cherry ishin së bashku që nga shkolla e mesme, te cilët u fejuan në janar të vitit 2018.

Dyshja ndërkaq një vit më vonë kurorëzuan dashurinë e tyre më martesë. /Telegrafi/

Ed Sheeran dhe gruaja e tij (Foto: YouTube)
Exit mobile version