Kjo është ndër gjërat më të bezdisshme me të cilat mund të përballoheni. Mirëpo, mos krijoni panik!
Për ta hequr çamçakëzin e ngjitur në flokë ka një mënyrë shumë të lehtë, e cila nuk përfshin prerjen e flokëve. Veç kësaj, metoda është shumë e thjesht.
Çamçakëzi është material hidrofobik, që do të thotë se nuk mund ta përdorni ujin për ta larguar nga flokët. Thjesht nuk funksionon!
Prandaj, për ta hequr çamçakëzin, duhet të përdorni një material tjetër hidrofobik, transmeton Telegrafi.
Aplikoni gjalpë kikiriku apo vaj ulliri mbi çamçakëz duke i përdorur gishtërinjtë apo një furçë të dhëmbëve, dhe lëreni ashtu për disa minuta.
Pas disa minutave e hiqni nga flokët dhe do ta shikoni se si rrëshqet me lehtësi.
Krejt çfarë ju duhet të bëni pastaj është të pastroheni me ujë në mënyrë që flokët të mos ju mbajnë erë të keqe. /Telegrafi/