Telegrafi

‘Ju e shkatërruat Juventusin’ – tifozët fajësojnë Pirlon dhe menaxhmentin pas humbjes së Beneventos

Andrea Pirlo dhe drejtuesit e Juventusit janë nën kritikë pas humbjes së Zonjës së Vjetër 1-0 kundër Beneventos, por a duhet që Bianconerët të shkarkojnë trajnerin e tyre në fund të sezonit?

Bianconerët tani janë 10 pikë mbrapa liderit në tabelë Interit dhe kanë pesë pikë më shumë se Napoli në vendin e pestë, por napolitanët ka një ndeshje më pak, derisa po përballen me Romën këtë mbrëmje.

Ishte disfata e katërt e Juventusit në Serie A këtë sezon dhe erdhi pas eliminimit të tyre në raundin e 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve nga Porto.

Lexo po ashtu U raportua se e ardhmja e Ronaldos te Juventusi është në dyshime, Fabio Paratici sqaron të ardhmen e portugezit

Juventusi tashmë ka fituar Superkupën Italiane dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, por ata janë në rrezik të humbasin në Scudetton e tyre të dhjetë me radhë.

Tifozët e Juventusit në Twitter po fajësojnë trajnerin dhe menaxhmentin e Juventusit pas humbjes së sotme kundër Beneventos. Shumë kërkojnë të shkarkojnë ish-mesfushorin në fund të sezonit.

Drejtori i Juventusit Fabio Paratici insistoi që Pirlo dhe Cristiano Ronaldo të mbeten pjesë e strategjisë së tyre të ardhshme, ndërsa trajneri pranoi se sot ishte një paraqitje e keqe për çdo aspekt për Biankonerët.

Lexo po ashtu Juventusi pëson humbje në shtëpi nga Benevento - zbehen edhe më shumë shanset për titull

Zemërimi shpërtheu në rrjetet sociale me qindra tifozë të Juventusit të cilët komentuan në postimet e klubit në Twitter.

Cilat vendime duhet të marrë klubi? Kush duhet të fajësohet për rezultatet e këtij sezoni? /Telegrafi/