Telegrafi

“Ju djema jeni nga Kosova?”, momenti kur Bebe Rexha befasohet nga të rinjtë shqiptarë që i dhuruan tapetin e veçantë

Së fundmi, në platformën TikTok është publikuar një video që tregon reagimin e artistes shqiptare me nam ndërkombëtar, Bebe Rexha, pasi pranoi një dhuratë të veçantë nga kompania kosovare ZiuuRugs.

Tapeti origjinal, i punuar me simbolin e saj dhe të shqiponjës, e la këngëtaren tërësisht të befasuar dhe pa frymë.

Në video, Bebe Rexha shfaqet duke e shikuar tapetin dhe duke reaguar me emocion: “O Zot çfarë është? Është e mrekullueshme? Nga jeni ju djema, nga Kosova? Duket sikur të gjithë këtu janë nga Kosova”, tha interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” – pasi aty pranë ishte edhe grimerja e saj e turneut, Dafina Neziri, e cila gjithashtu është nga Kosova, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha befasohet nga dhurata e veçantë e artistëve nga Kosova të kompanisë ZiuuRugs

Kompania ZiuuRugs, e themeluar nga disa të rinj të talentuar në Kosovë, ka bërë emër në dizajnimin dhe prodhimin e tapeteve të veçanta. Me kreativitetin dhe përkushtimin e tyre, ata kanë arritur të tërheqin vëmendjen e disa emrave të njohur ndërkombëtarë, duke përfshirë dhe Bebe Rexhën.

Dhurata e veçantë ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke promovuar kështu punën e shkëlqyer të kësaj kompanie të re dhe premtuese nga Kosova. /Telegrafi/

@ziuurugs_ Grateful for our Albanian roots and @Bebe Rexha amazing artistry, our rug adds a touch of home to her world! 🇦🇱🌟 @Arti Shabanaj @palmesus.com #beberexha #beberexhaedit #albania #shqipe #kosova #norway #shqip #shqipe #prishtin #dibra #tirana #peja #beberexhafan #palmesus #oslo #usa #fyp #viral #meeting #famous #hajdeshqipee #kosovo #albaniangirl #albania🇦🇱 #albumcover #albaniantiktok #albaniangirls #proudtobealbanian #shqiperia #albania ♬ original sound – ziuurugs


.

Nëse dëshironi të porosisni tapete të personalizuara për tokë apo mure, kompaninë “ZiuuRugs” mund ta kontaktoni: Facebook: ZiuuRugs –Instagram: @ziuurugs – Tiktok: @ziuurugs_ – E-mail: ziuurugs@gmail.com – Tel: 045 684 539