Një sërë gjërash qëndrojnë pas rënies së flokëve, siç janë plakja, stresi, duhani, çrregullimi i gjëndrave tiroide, sëmundjet kronike, por lajm i mirë është që ekziston metoda natyrale për zgjidhjen e këtij problemi të zakonshëm
Problemet me flokët shpeshherë dinë të jenë shumë të mërzitshme, pasi që trajtimi i një problemi mund të shkaktojë një problem tjetër, andaj është shumë e rëndësishme që zgjidhjen këtyre problemeve ta kërkoni në produktet natyrale.
Nëse dëshironi flokë të dendura dhe më të bukura, provoni recetën e mëposhtme.
Kjo paraqet një metodë krejtësisht natyrale për rritjen e flokëve. Ia vlen që ta provoni! – transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– Dy lugë gjelle vaj ricini
– Një e verdhë veze
– Një lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm. Rrihini me një lugë apo tel kuzhine.
Përzierjen e fituar së pari vendoseni në majat e flokëve, dhe më pas pjesën tjetër përhapeni në tërë flokët.
Mblidhni flokët sipër kokës dhe vëreni një kapelë dushi mbi (mund të vendosni edhe qese plastike).
Mbani këtë maskë 2 deri në 4 orë. Më pas lajeni rregullisht – me shampon dhe kondicioner.
Përsërisni procesin një herë ose dy herë në javë, për një periudhë dy mujore. /Telegrafi/