Site icon Telegrafi

JP Morgan dënohet me një miliard dollarë shkaku tregtisë së paligjshme

Banka amerikane e investimeve, JPMorgan Chase ka njoftuar se do të paguajë rreth 920 milionë dollarë në formë të një dëmshpërblimi, sipas një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë.

E gjithë kjo shkaku i tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara dhe obligacioneve, raporton CNN.

Punonjësit e JPMorgan në zyrat e New Yorkut, Londër dhe Singapor tregtonin ilegalisht kontrata për të blerë ari, argjend dhe platin, duke i anuluar para se të realizoheshin.

“Sjellja e individëve të prekur nga vendimet e sotme është e papranueshme dhe ata nuk punojnë më në kompaninë tonë”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti i JPMorganit, Daniel Pinto.

Tregtia e paligjshme e metaleve përfshinte rreth dhjetë ish-tregtarë midis 2008 dhe 2016, sipas një marrëveshje të nënshkruar, në emër të JPMorganit, avokatja e saj e përgjithshme, Stacey Friedman. /Telegrafi/

Exit mobile version