Site icon Telegrafi

Nuk ndryshon numri i mandateve në Maqedoni

CIVIL ka publikuar edhe rezultatet përfundimtare, që akoma janë jozyrtare. Sipas të njëjtave, LSDM ka arritur që të fitojë 245 vota, përballë VMRO-së që ka arritur të fitojë 150 vota. Sipas burimeve në fjalë, gjithsej votuan 402 qytetarë, ndërsa votat tjera janë shpallur të pavlefshme apo ju kanë takuar partive tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, kjo nuk i mjafton LSDM-së që të tejkalojë OBRM-PDUKM-në në nivel të njësisë së 6-të, andaj edhe ndarja e mandateve mbetet e njëjtë me atë të 11 dhjetorit./Telegrafi/

Exit mobile version