Në spektaklin e së martës të Big Brother VIP Albania, është diskutuar gjerësisht për përjashtimin e Jozit, pas një deklarate të tij që u konsiderua ofenduese.
Ai ishte larguar nga shtëpia pas përdorimit të shprehjes “bir shkine”, e cila ngjalli shumë reagime si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.
I pranishëm në studio, Jozi ka dhënë sqarimin e tij mbi situatën, duke shprehur keqardhjen për mënyrën se si është interpretuar deklarata e tij: “Më vret fakti që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë. Nuk ka qenë ky qëllimi. Ishte thjesht një shembull i keq për Gjestin, që të mos arrijmë në atë pikë. Dhe patjetër që më ka vrarë shumë kjo pjesë. Ndihem aspak mirë”.
Ai shtoi se deklarata e tij nuk kishte për synim të ofendonte askënd dhe se është keqkuptuar nga një pjesë e publikut: “E di të vërtetën brenda vetes time, që asnjëherë nuk kam pasur qëllim të prek dikë, siç është marrë situata nga disa njerëz. Nuk ka qenë aspak e drejtuar ndaj bashkëkombësve tanë, as ndaj Gjestit. Ndodhi çfarë ndodhi, jemi këtu dhe sinqerisht kërkoj falje”.
Përjashtimi i Jozit ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale, me disa ndjekës që e konsiderojnë një vendim të drejtë, ndërsa të tjerë e shohin si një penalizim të tepruar.
Megjithatë, me deklaratën e tij publike, Jozi është përpjekur të sqarojë situatën dhe të shprehë keqardhjen për gjithçka që ndodhi. /Telegrafi/