Site icon Telegrafi

Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Gjatë ditës së sotme, një moment i tensionuar mes dy banorëve të shtëpisë së “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në dhomën e gjumit, Gjesti i ka shprehur troç mendimin e tij për Jozin, duke vënë në dyshim aftësitë e tij për lojën.

“Ti këndo sa më shumë, që të të ecë muzika jashtë, sepse as konstruktin s’e ke për këtë lojë”, u shpreh Gjesti me tone të drejtpërdrejta, duke krijuar një atmosferë tensioni mes tyre.

Lexo po ashtu Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Jozi, megjithatë, e kaloi situatën me qetësi dhe ironi, duke iu përgjigjur: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”.

Ky shkëmbim i papritur ka nxitur diskutime mes banorëve, por edhe një reagim të madh nga publiku që ndjek çdo moment nga shtëpia.

Lexo po ashtu U kritikua se donte ta puthte me zor Loredanën, Jozi: Po mundohet kjo kultura e perëndimit të na ndryshojë, por meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, gazetarja Dasara Karaiska ka publikuar disa foto të Jozit me një djalë tjetër, duke aluduar për orientimin e tij seksual.

Këto fotografi kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar mbi etikën e këtyre publikimeve dhe impaktin që ato mund të kenë te Jozi dhe familja e tij.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Jozi vazhdon të tregojë qetësi brenda lojës, ndërsa situata të tilla vetëm sa shtojnë intrigën dhe interesin për publikun. /Telegrafi/

 

Exit mobile version