Telegrafi

Jovetic shfaqet me numrin 10 te Monaco, Mbappe drejt largimit (Foto)

Sulmuesi i Monaco, Stevan Jovetic, ka pozuar me numrin 10 të Monacos, që ishte numri i Mbappes.

Por, më nuk do të jetë ky numri i Mbappes, pasi Jovetici ka pozuar me këtë fanellë në prezantimin e tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Në rrjetet sociale janë shfaqur imazhe të Joveticit me numrin 10 teksa bëhej gati për foton zyrtare të klubit, e kjo ka qenë fanella e Mbappes.

Kështu konfirmohet largimi i Mbappes nga Monaco, i cili besohet se ka arritur marrëveshje me PSG-në.

Shuma e transferimit të Mbappes besohet se është 180 milionë euro. /Telegrafi/