“Video-incizimi që sot është publikuar nga gazeta italiane ‘La Verita’ në lidhje me rastin ‘Haraçi’, nuk ka daluar nga Prokuroria”, thotë prokurori shtetëror Ljubomir Joveski.
Në një deklaratë për “Nezavisen Vesnik”, Joveski thotë se ato pamje nuk kanë buruar nga Prokuroria Themelore Publike, e cila edhe e hapi këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai precizoi nëse Prokuroria e posedon këtë video si material dëshmues.
“Të gjitha dëshmitë që Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar i posedon në lëndën ‘Haraçi’, do t’i prezantojë para gjykatës gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimeve, në të cilën në vazhdimësi punohet për sigurimin e të gjitha dëshmive”, thonë nga Prokuroria.
Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” sot në edicionin online publikoi video nga takimi i të dyshuarve kryesor në rastin “Haraçi” Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski, me afaristin Jordan Kamçev, nga shtëpia e të cilit u larguan me para.
“Boki 13” dhe “Zoki Kiçeec” i kanë kërkuar para Kamçevit, duke i premtuar se me ndihmën e prokurores speciale Katica Janeva do ta lirojnë nga paraburgimi dhe akuzat e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/