Site icon Telegrafi

Joveski: Inçizimet e arratisjes së Gruevskit akoma nuk janë siguruar nga Shqipëria

A është inçizuar Nikolla Gruevski nga kamerat e sigurisë gjatë arratisjes së tij përmes Shqipërisë, akoma mbetet enigmë.

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, sot tha se Shqipëria nuk ka vepruar në bazë të ndihmës ndërkombëtare juridike dhe se deri në këtë moment pamjet akoma nuk janë siguruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me inçizimet, dy persona zyrtarë kanë shkuar në Shqipëri, por kërkesës nuk i janë përgjigjur tërësisht. Inçizimet deri tani nuk janë siguruar”, tha Joveski.

Ai shtoi se një nga arsyetimet për mossigurimin e inçizimeve është sistemi, i cili pas një kohe automatikisht i fshinë inçizimet.

Ndryshe, Gruevski u arratis më 9 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa opinioni deri tani akoma nuk e di se si ka ndodhur ngjarja./Telegrafi/

Exit mobile version