Telegrafi

Jovanovski: Kabineti i Xhaferit është shndërruar në shtab të BDI-së

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Kërste Jovanovski, konsideron se kabineti i kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, është shndërruar në një shtab të BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai e dënoi dhe akuzoi edhe Zoran Zaevin për, siç tha, udhëheqje të politikave kundërshtetërore dhe dhënie argumentesh ndaj atyre që mohojnë identitetin maqedonas.

Jovanovski edhe një herë akuzoi për gjoja pranim të Deklaratës politike shqiptare nga ana e Zaevit dhe LSDM-së./Telegrafi/