Bullgaria mund të vërë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë të negociatave me BE-në, tha zëvendëspresidentja Iliana Jotova nga Zagrebi. Në Kroaci, ajo u takua me presidentin Zoran Milanoviç, me të cilin diskutuan për zonën Shengen.
Jotova, siç raporton BNR, e njoftoi presidentin kroat për rezervën e Bullgarisë për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas zv.presidentes bullgare, Bullgaria duhej t’i shpjegonte më qartë argumentet e saj historike.
“Ato që vlejnë nga sot, më së shumti për bullgarët në Maqedoni dhe qëndrimi ndaj tyre. Duke marrë parasysh regjistrimin e popullsisë në Maqedoni dhe faktin se janë lëshuar 95 mijë dokumente zyrtare për shtetësi bullgare, një numër i vogël njerëzish kanë guxuar të regjistrohen si bullgarë”, tha Jotova.
Sipas saj, Sofja dhe Shkupi kanë akoma shumë probleme për të zgjidhur.
“Bullgaria mund të vendosë veton e saj në çdo fazë nëse kushtet e marrëveshjeve tona dhe Konferenca e parë Ndërqeveritare nuk përmbushen dhe nëse Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë e vitit 2017 rezulton të jetë asgjë më shumë se një tekst bosh. Shpresoj që të mos arrihet deri këtu dhe shpresoj që edhe kolegët tanë të RMV-së e kanë kuptuar se sa e vështirë ka qenë marrja e këtij vendimi dhe sa shpejt dhe e brishtë mund të tregohet”, tha Jotova.