Site icon Telegrafi

Jostabiliteti rrezikon Kosovën

Ish-ministër i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se rruga më e mirë për t’i reduktuar këto rreziqe e pasojat e tyre sociale dhe politike është rritja e kredibilitetit publik i Qeverisë, arritja e disa rezultateve konkrete dhe të prekshme në uljen e papunësisë dhe varfërisë, si edhe politika dhe skema aktive të rritjes ekonomike pro të varfërve.

“Në rritje, por jo në nivelet që mund të ishin. Koncepti dy shtete një ekonomi, kërkon standardizim dhe unifikim të politikave tregtare dhe të institucioneve përgjegjëse për t’i reduktuar dhe eliminuar barrierat jotarifore. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve tona do të rritet jo nga inspirime populiste apo nacionaliste, por nga reformat e qarta që rrisin produktivitetin e ekonomive tona në tregje konkurruese”, tha Malaj. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version