Sot në Gjykatën Penale, në seancën për “Parcelat në Vodno”, i akuzuari Nenad Josifoviq tha fjalët mbrojtëse. Ai në gjykatë shpjegoi se ishte pronari i parë i kompanisë “Sirah Limited” në Belize, e cila më vonë themeloi një kompani bijë në Maqedoni, përmes së cilës Nikolla Gruevski bleu parcelat e tij sekrete në Vodno.
“Sipas ndihmës juridike ndërkombëtare të marrë nga Qiproja, e cila u mor nga prokuroria, u tha se unë jam pronari i vërtetë i kompanisë “Sirah Limited” në Belize”, tha Josifoviq.
Ai sqaroi se kompania ishte regjistruar online nga një agjent regjistrimi. Pastaj të njëjtën ja ka dorëzuar Alek Teranova.
“Në një rast, Aleksandar Ivanovski më pyeti nëse kam ndonjë kompani të huaj për nevojat e Nikolla Gruevskit, e cila do të merret me ndërtim. I thashë se kisha një kompani në emrin tim dhe se mund t’ia jepja për ta përdorur. Shkuam në zyrën e avokatit së Çukiç dhe Markov dhe ja dorëzova Alekut për të drejtuar kompaninë. Në llogari nuk kishte mjete”, tha Josifovski.Ai shtoi se siç i është thënë, Gruevski ka dashur ta shfrytëzojë kompaninë në fushën e ndërtimit, gjegjësisht në patundshmëri.
“Që atëherë nuk kam pasur asnjë aktivitet me kompaninë”, tha i akuzuari.
Kur nisi sërish publikimi i “bombave” në vitin 2015, ai zbuloi se për çfarë është përdorur kompania./Telegrafi/