Anthony Joshua ka zbuluar se çfarë i ka thënë Andy Ruizit pas rimeçit të cilin e fitoi në Arabinë Saudite.
Boksieri britanik i riktheu në belin e tij titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO, të cilët i humbi pikërisht nga meksikano-amerikani më 1 qershor të këtij viti.
Joshua fitoi pas 12 raundeve me pikë ndaj Ruizit, derisa ka treguar se çafër i tha meksikanit pas përballjes.
“”Unë i thash atij që asnjëherë mos të dorëzohet”, ka zbuluar ai në një intervistë për The Sun.
“Jeni një njeri i mrekullueshëm, mbi të gjitha, por që jeni edhe një kampion. Unë i thash që asnjëherë mos të dorëzohet dhe t’i ndjek ëndrrat e tij”.
“Jam i lumtur që të dy kemi shkruar histori. Jam i sigurt se me të do të takohem sërish”, ka shtuar më tej Joshua.
Ruiz pas meçit i ka kërkuar një përballje të tretë britanikut, por ky i fundit ka paralajmëruar se do të përballet me Doentay Wilderin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/