Telegrafi

Joshua – Wilder, shtyhet përsëri meçi mes dy kampionëve në peshat e rënda

Është e vështirë për ta kujtuar se kur ka qenë koha kur do të përballeshin Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Të dy kampionët e peshave të rënda pritej që të përballeshin në të njëjtin ring në këtë vit, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Joshua dhe Wilder nuk do të përballen edhe për një kohë, pasi që në plane janë disa ndeshje të tjera.

Promoteri i Wilder, Shelly Finkel ka zbuluar se ata do të përballen me Luis Ortiz dhe Adam Kownacki, nëse e mposht Dominic Breazeale më 18 maj, gjersa promoteri i Joshuas, Eddie Hearn ka bërë të ditur se ata do ta shtyjnë edhe për dy vite meçin.

“Unë janë në dijeni se Luis Ortizit i është premtuar një meç me Wilderin, e di edhe që Adam Kownackit i është premtuar një meç me Wilderin”, tha fillimisht promoteri i kampionit anglez.

“Kështu, ne nuk jemi duke folur për vitin 2020, por meçi mund t zhvillohet në vitin 2021, atëherë kur Wilder është i gatshëm.

“Janë xhepura se Joshua nuk dëshiron të ndeshet me Wilderin apo i frikësohet, pasi ju duhet t’i shikoni agjentët e të dy boksierëve.”, ka shtuar më tej Hearn (promoteri i Joshuas). /Telegrafi/