Telegrafi

Joshua u shpall sportisti i vitit, aty ishte David Haye për ta uruar (Foto)

Viti 2017 është një vit i paharrueshëm për Anthony Joshuan dhe vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë për kampionin e peshave të rënda.

Britaniku e nënshtroi Wladimir Klitschkon në superduelin e muajit prill që u zhvillua në Wembley.

Anthony Joshua u shoqërua nga David Haye (Instagram)

Ndërsa pas njoftimit për meçin e tij të radhës, kundër sfiduesit për IBF Kubrat Pulev, 27-vjeçari mori çmimin e Sportistit të Vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga GQ.

Në këtë ceremoni, Joshua u shoqërua nga një tjetër emër i boksit britanik, ish-kampioni i WBA, David Haye, i cili e uroi për çmimin.

Çmimin ia dha aktori Idris Elba (Getty Images)

“Urime kampionit Anthony Joshua, i cili e fitoi çmimin e sportistit të vitit nga GQ. Po ashtu, vëllai i madh Idris Elba ishte aty që gjërat të shkonin qetë dhe me stil!”, ka shkruar Haye në Instagram. /Telegrafi/

Një pozë edhe me legjendën e futbollit, Pele (Getty Images)