Telegrafi

Joshua tregon se kë e do kundërshtar të radhës përmes agjentit të tij: Vetëm Wilderin me 13 prill në Wembley

Anthony Joshua dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Anthony Joshua thotë se dëshiron të përballet me vetëm një boksier dhe ai është Deontay Ëilder.

Këtë e ka konfirmuar promotori i tij Eddie Hearn që ka shtuar që nëse ky meç nuk ndodh atëherë Jarrell Miller, dhe fituesi i meçit Dillian Whyte dhe Derek Chisora, janë në listë.

Joshua aktualisht është në New York për ta përcjellë meçin ndërmjet Saul “Canelo” Alvarez kundër Rocky Fieldingut.

Kampioni i unifikuar, Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Data e caktuar nga kampioni botëror është ajo me 13 prill në Wembley.

Joshua mban brezat IBF, WBA dhe WBO dhe synon ta marrë edhe WBC-në, titullin e së cilës e mban Wilderi.

“Joshua sapo erdhi dhe më tha të vërtetën: E dua përballë Deontay Wilderin më 13 prill – kjo është data ime për meçin në Wembley”.

Anthony Joshua dhe Eddie Hearn (Foto: Getty Images)

“Pse jo? Nëse dëshironi të jeni kampion i padiskutueshëm, tani është koha, prandaj ai e ka bërë të qartë, publikut dhe mua se kjo është ajo çfarë dëshiron”.

“Nëse ai s’dëshiron të përballet me Anthony Joshuan nuk kemi çfarë të bëjmë, por kjo është ajo çfarë dëshirojmë”, deklaroi Hearn për Sky Sports. /Telegrafi/